Vdes një polic dhe një tjetër qëllohet me armë gjatë protestave në SHBA

Amerika

Vdes një polic dhe një tjetër qëllohet me armë gjatë protestave në SHBA

Më: 30 maj 2020 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë gjatë demostratave që u zhvilluan në Oakland të Kalifornisë, dy oficerë të Shërbimit Federal Mbrojtës u qëlluan me armë, ku njëri prej tyre ka vdekur.

Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis.

Mbi 7,500 demonstrues dolën mbrëmë në rrugë në Oakland, duke u përleshur me policinë dhe duke shkaktuar sulme me zjarrvënie.

“Dy oficerë të Shërbimeve Mbrojtëse Federale të stacionuar në Ndërtesën Federale të qytetit Oakland, pësuan plagë me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve”, thuhet në raportin policor, duke shtuar se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat