Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:10
Donald Trump

Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka vëzhguar gjithë situatën me protestat pas vdekjes së Geroge Floyd dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat në Shtëpinë e Bardhë “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë”.

Kryetarja e Washingtonit, demokratja Muriel Bowser, iu përgjigj presidentit republikan në Twitter, duke thënë se “nuk ka qen vicioz dhe armë keqdashëse. Ai nuk është thjesht veçse një njeri i frikësuar”.

“Ndërsa ai (Trump) fshihet pas gardhit të tij i frikësuar dhe i vetëm, unë qëndroj me njerëz duke bërë Amandamentin e Parë të Drejtë menjëherë pas vrasjes së #GeorgeFloyd dhe qindra viteve të racizmit të institucionalizuar”, tha Bowser, e cila po ashtu është me ngjyrë.

Vdekja e Floyd të hënën në Minneapolis ka ndezur demonstrata, disa prej tyre të dhunshme, në shumë qytete nëpër SHBA, duke përfshirë një në Washington të premten.

Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht ndërsa qindra njerëz u mblodhën të premten pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat