Ishte refugjate, historia e dhimbshme e gruas së policit i cili akuzohet se vrau afro-amerikanin në SHBA

Amerika

Ishte refugjate, historia e dhimbshme e gruas së policit i cili akuzohet se vrau afro-amerikanin në SHBA

Më: 31 maj 2020 Në ora: 08:03
Derek Chauvin, Kellie Chauvin

Vdekja tragjike e George Floyd ka kthyer vëmendjen dhe zemërimin e publikut ndaj policëve të përfshirë dhe familjeve të tyre. Kellie Chauvin është e martuar me Derek Chauvin, i cili u shkarkua nga puna si oficer policie në Minneapolic, pasi përdori forcë fatale në Floyd, e cila u dokumentua me një video e cila u po qarkullon në internet.

Por Kellie Chauvin është më shumë se gruaja e policit që nuk respektoi detyrën e tij.

Kellie Chauvin u lind më 1974 në Laos, një vit para luftës civile që zgjati 16 vjet. Ajo ka origjinë Hmong, një grup etnik në Laos, Vietnam dhe Kinën e Jugut.

Shumicën e fëmijërisë, Kellie e jetoi si refugjate.

Familja e saj e braktisi Laosin për Tajlandën kur ajo ishte 3 vjeçe. Edhe sot, Kellie nuk konsumon tërshërën, sepse i kujton kohën sa kishte qëndruar në kampin e refugjatëve në Tajlandë deri në vitin 1980.

Në  tetorin e vitit 1980, familja e saj u fut në SHBA duke u vendosur në Eau Claire, Wisconsin. Aty Kellie nisi edukimin e saj duke filluar nga kopshti. Në atë kohë, shokët e klasës së saj që ishin më të vegjël flisnin gjuhën angleze më mirë se ajo.

Etniciteti i saj Hmong ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Kellie ishte bullizuar për shkak të pamjes së saj duke u quajtur e shëmtuar si fëmijë.

Por ajo e tejkaloi atë. Sot ajo është donatore  rëndësishme e organizatave jo fitimprurëse Hmong.

Kellie kishte konkurruar më 2019 për titullin Mrs Minnesota dhe e kishte fituar, duke u bërë gruaja e parë Hmong që e merr këtë nder.

Prindërit e saj besonin se nëse vajza e tyre nuk do të martohej pa mbushur 18 vjet, nuk do të martohej kurrë. Kështu ajo u martua me një njeri që nuk e njihte në moshën 17 vjeçare. Kjo ishte martesa e saj e parë.

Çifti jetoi në Florida dhe u shtuan me dy fëmijë. Megjithatë martesa e tyre nuk qe pa probleme.

Ajo nuk mundi të duronte dhunën dhe pas 10 vjetësh martesë u divorcua duke u shpërngulur në Minnesota së bashku me fëmijët e saj. Ish-bashkëshorti i saj vdiq pak kohë pas divorcit.

Ajo e takoi bashkëshortin polic të akuzuar për vrasje në vitin 2010 dhe u martuan po atë vit. Së bashku nuk kanë fëmijë.

Sot ajo ka kërkuar divorcin pas pamjeve që shfaqin bashkëshortin e saj që shkakton vdekjen e një të rio afrikano-amerikan.

Ajo kërkon që ajo dhe fëmijët të mos sulmohen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat