Vëllai i George Floyd ka folur në telefon me presidentin Trump, thotë se “nuk më dha mundësi të flisja”

Amerika

Vëllai i George Floyd ka folur në telefon me presidentin Trump, thotë se “nuk më dha mundësi të flisja”

Më: 31 maj 2020 Në ora: 15:35
Vëllai i George Floyd

Philonise Floyd është vëllai i burrit me ngjyrë George Floyd, që u mbyt ditë më parë nga një polic në Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump.

Mirëpo, gjatë paraqitjes në një emision televiziv në MSNBS, Philonise ka thënë se “presidenti nuk më japi mundësi të flisja” dhe se gjithçka përfundoi shumë shpejtë.

“Ishte shumë shpejtë. Ai nuk më dha as mundësinë që të flisja. Ishte e vështirë. Unë dëshiroja t’i flisja, por ai më shmangte pas, sikur donte të thoshte ‘nuk më intereson për çfarë dëshiron të më flet’. Vetëm i thash, se dua drejtësi. I thash se nuk mund të besoj, se kryen një linçim modern, në mes të ditës” ka thënë Philonise, për bisedën që realizoi me Trump.

“Nuk mund të bëjë asgjë, kjo më dhemb. Nuk mund ta kuptoj, pse duhet të kalojmë nëpër të gjithë këtë dhimbje.”

Gjatë paraqitjes televizive ku ai u shfaq me nipin e tij Brandon Williams, bëri të ditur se ka folur në telefon edhe me Joe Biden, që pritet të jetë i nominuari demokratik për zgjedhjet e këtij viti.

“Më nevojitet. Thjesht nuk dua ta shoh në atë bluzë, sikur të tjerët. Askush nuk e meriton këtë”, ka thënë Philonise, para se të emocionohet dhe të fillonte të qante.

Në anë tjetër, Trump ka thënë se foli në telefon me vëllanë e viktimës, të cilit i shprehu dhimbjen e thellë që po ndjen i tërë kombi, derisa është i interesuar që të zbardhet rasti dhe të vendoset drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat