Protestat në ShBA, dhjetra të arrestuar në Minnesota dhe Florida

Amerika

Protestat në ShBA, dhjetra të arrestuar në Minnesota dhe Florida

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:19
Protesta SHBA

Rreth 40 persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Tampa, Florida.

Të arrestuarit akuzohen për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Kryebashkiakja Jane Castor deklaroi këtë të dielë se rreth 41 persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë protestave të dhunshme.

Gjithashtu ajo shprehet se 27 efektivë policie kanë mbetur të plagosur ndërkohë që rreth 40 biznese janë grabitur 5 prej të cilave u është vënë zjarri.

Edhe në Minnesota janë arrestuar dhjetra protestues të tjerë. Shumë makina janë ndaluar pasi brenda së cilave janë gjetur gurë dhe arm piroteknike të cilat ishin parashikuar të përdoreshin në protestë.

Vdekja e 46 vjeçarit me ngjyrë George Floyd ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në shumë shtete të ShBA-së.

Madje Minnesota dhe Atalanta vendosën zgjatjen e shtetrrethimit edhe gjatë ditës së sotme.

Sistemi i qeverisë në Minnesota ka rënë pre e një sulmi kibernetik mbrëmjen e djeshme.

Guvernatori Tim Walz deklaroi ditën e sotme se sulmi ishte i sofistikuar dhe punohet për të kapur autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat