Trazirat e mëdha në SHBA, Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare tani për tani

Amerika

Trazirat e mëdha në SHBA, Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare tani për tani

Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:26
Protesta në SHBA

Administrata e Donald Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare në këtë kohë, tha këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O’Brien të dielën, ndërsa demonstratat kanë shpërthye në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e një personi me ngjyrë të paarmatosur në një arrestim të dhunshëm.

Ai shtoi se vendimet për futjen e rendit duhet të merren nga qeveritarët dhe kryetarët e bashkive.

“Ne do të bëjmë gjithçka që guvernatorët ose kryetarët e bashkive duhet të mbajnë kontrollin mbi qytetet e tyre”, vuri në dukje O’Brien.

Protestat e dhunshme kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e George Floyd në Minneapolis, qafa e të cilit u shtyp nga një oficer policie me gjurin e tij, pas së cilës Floyd edhe vdiq.

Garda Kombëtare tha të dielën se 5,000 trupa janë aktivizuar në më shumë se 15 shtete dhe në Washington DC, por që forcat e policisë “shtetërore dhe lokale” mbeten përgjegjëse për sigurinë.

2,000 anëtarë të tjerë janë gati nëse është e nevojshme, thuhet në deklaratë.

Trump zotohet të ndalojë “dhunën kolektive”

Garda Kombëtare organizohet nga shtete dhe territore federale dhe komandohet nga guvernatori.

Por që nga viti 2006, presidenti amerikan ka qenë në gjendje të mobilizojë trupat në territorin e SHBA-së pa lejen e guvernatorit.

Përleshjet midis protestuesve dhe policisë tronditën qytetet e SHBA-së për natën e pestë me radhë.

Trump është zotuar të ndalojë “dhunën kolektive” pas disa netësh dhune në rrugët e SHBA-së.

Përveç zhgënjimit të thellë me brutalitetin disproporcional të policisë kundër komunitetit afrikano-amerikan, dhuna shpërtheu edhe për shkak të izolimit shoqëror të imponuar nga pandemia e coronavirusit që la miliona njerëz pa punë dhe përsëri preku në mënyrë disproporcionale të varfrit dhe pakicat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat