Forcat amerikane vrasin një person në Lousiville

Amerika

Forcat amerikane vrasin një person në Lousiville

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:13
SHBA

Një burrë është qëlluar për vdekje nga forcat amerikane të sigurisë në Lousbille të Shteteve të Bashkuara në natën e katërt të protestave rreth vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Nuk është e qartë nëse ky person është qëlluar nga Garda Kombëtare apo nga ndonjë polic, shkruan “Daily Mail”.

Raportohet se personi i vrarë ishte pronar i një restoranti dhe u qëllua disa minuta pas mesnatës, kur në atë zonë ishte mbledhur një turmë e madhe e njerëzve.

Sipas disa raportimeve, një grup i personave në një parking kishte hapur zjarr ndaj policisë, e cila është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Në bazë të raportimit të agjencisë “The Associated Press”, deri më tani janë arrestuar së paku 4,100 persona. Arsyet e arrestimit ishin të ndryshme, përfshirë vjedhjen, bllokimin e rrugëve dhe shkeljen e orës policore.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i ka angazhuar mijëra ushtarë të Gardës Kombëtare për ta shuar dhunën nga e cila u shkatërruan qindra ndërtesa gjatë disa ditëve të protestave.

Protestat në Shtetet e Bashkuara nisën javën e kaluar pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë. Një polic është akuzuar për vrasje në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat