Uli armën për të biseduar dhe dëgjuar protestuesit, e ftojnë për të ecur me ata – ashtu edhe bëri sherifi amerikan

Amerika

Uli armën për të biseduar dhe dëgjuar protestuesit, e ftojnë për të ecur me ata – ashtu edhe bëri sherifi amerikan

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherifi i policisë në Michigan i është bashkuar protestuesve në Flint Township gjatë të shtunës, duke ulur armën dhe duke i thënë turmës: “Dua ta bëjë këtë paradë, e jo protestë”, shkruan The Guardian.

Sherifi Chris Swanson bisedoi me demonstruesit të cilët kishin dalë përballë policëve për të protestuar.

“E vetmja arsye që sot jemi këtu është të sigurohemi se zëri juaj do të dëgjohet – kjo është e tëra. Këta policë ju duan – ai polici atje përqafon qytetarët”, tha Swanson, pamjet e të cilit janë shpërndarë në masë të madhe.

Ai iu drejtua turmës që protestonin para policëve për shkak të brutalitetit dhe vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Ai vazhdimisht buzëqeshte derisa turma “ia cakte” duke brohoritur, “ec me ne”. Kështu edhe veproi. “Të shkojmë pra”, tha Swanson, duke shtuar “Ku dëshironi të ecim, do të bisedojmë tërë natën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat