SHBA: Rreth 4000 të arrestuar gjatë protestave për George Floyd

Amerika

SHBA: Rreth 4000 të arrestuar gjatë protestave për George Floyd

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Qindra protestues u arrestuan nëpër SHBA brenda natës ndërsa protestat hynë në ditën e tyre të 6-të

Qindra protestues janë arrestuar nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës teksa protestat për George Floyd hynë në ditën e gjashtë.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi oficeri Derek Chauvin e shtriu në tokë dhe i vuri gjurin në qafë për rreth nëntë minuta edhe pse Floyd vazhdimisht thoshte se “Unë nuk mund të marr frymë” e që u bë parullë e protestave mbarëkombëtare.

Raportohet se arrestimet e para kanë filluar nga e hëna teksa mijëra njerëz vërshuan rrugën e Minneapolis.

Megjithë shtetrrethimet në qytetet e mëdha të SHBA-së, demonstruesit dolën në rrugë për ditën e gjashtë të protestave të dielën, duke kërkuar arrestimin e tre oficerëve të tjerë që ishin të përfshirë në vdekjen e Floyd.

Cituar nga CNN, Departamenti i Policisë në New York arrestoi më shumë se 200 protestues natën e të dielës kryesisht në Manhattan dhe Brooklyn, ndërsa të paktën shtatë oficerë u plagosën.

Qindra prej tyre u arrestuan gjithashtu në zonat e Los Angeles dhe San Diego të Kalifornisë.

Më shumë se 60 oficerë të Divizionit të Unifikuar të Shërbimit Sekret dhe agjentë specialë u plagosën mes të premtes natën dhe të dielën në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat