Trump u thotë qeveritarëve t’i “mbizotërojnë” protestuesit – i quan udhëheqësit të dobët

Amerika

Trump u thotë qeveritarëve t’i “mbizotërojnë” protestuesit – i quan udhëheqësit të dobët

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:16
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha qeveritarëve të hënën t’i ashpërsojnë masat kundër protestuesve të dhunshëm në SHBA.

“Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”, u tha Trump, qeveritarëve në një telefonatë të siguruar nga CNN.

Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan e karakterizoi si një menaxhim të dobët ndaj situatës.

Ai theksoi se dhuna po nxitet nga forcat e të “majtës radikale”.

Trump u tha udhëheqësve se ishte përgjegjësia e tyre, dhe jo e tij, që të veprojnë ashpër ndaj trazirave të vazhdueshme.

“Nëse nuk e ndaloni do të përkeqësohet më shumë situata”, u shpreh Presidenti Trump.

“Kjo ndodhi pasi nuk jeni treguar të kujdesshëm, dhe shumica prej jush jeni të dobët”, theksoi ai.

Ndryshe protestat e dhunshme kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, qafa e të cilit u shtyp nga një oficer policie me gjurin e tij, pas së cilës Floyd edhe vdiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat