George Floyd rezultoi i prekur edhe nga virusi korona

Amerika

George Floyd rezultoi i prekur edhe nga virusi korona

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:06
George Floyd

George Floyd, afro-amerikani, vdekja e të cilit shkaktoi edhe protesta të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultoi i prekur edhe nga virusi korona.

Sipas CNN, autopsia tregoi se viktima ishte i prekur dhe nga COVID-19 por se ky virus nuk ka shkaktuar vdekjen e tij. Ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin i cili vuri gjurin në qafën e George Floyd u akuzua për vrasje të shkallës së dytë dhe rrezikon të dënohet deri në 40 vjet burg, teksa tre oficerët e tjerë prezent në ngjarje gjatë vrasjes u akuzuan për ndihmë dhe nxitje, sipas dokumenteve të gjykatës së Minesotës.

Chauvin, i cili e kishte vënë gjurin në qafën e viktimës për gati nëntë minuta, më ka qenë i akuzuar për vrasje të shkallës së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat