Mijëra protestues shtrihen me duar pas shpine, në të njëjtin pozicion si Floyd kur u mbyt nga polici

Amerika

Mijëra protestues shtrihen me duar pas shpine, në të njëjtin pozicion si Floyd kur u mbyt nga polici

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:54
Ilustrim

Mijëra njerëz në të gjithë botën kanë dalë në protestë pas vdekjes së George Floyd, i cili vdiq në duart e policëve të Minneapolis të SHBA-së.

Pas më shumë se një javë protestash, oficeri që e mbyti me gju në qafë Georgein, tani përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë. Tre oficerët e tjerë në vendngjarje fillimisht nuk u akuzuan, por tani akuzohen për ndihmë dhe shtytje të vrasjes.

Gjatë protestave, disa demonstrues në Portland, Oregon në urën e Burnside, janë shtrirë në tokë me duar pas shpine, në të njëjtin pozicion si Floyd qëndroi për rreth 8 minuta e 46 sekonda para se të vdiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat