“Mos do të na qëllosh?”: Pesëvjeçarja i drejtohet policit gjatë protestave në Texas, merr një përkëdhelje nga ai

Amerika

“Mos do të na qëllosh?”: Pesëvjeçarja i drejtohet policit gjatë protestave në Texas, merr një përkëdhelje nga ai

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 18:18
Foto

Një polic përqafoi një vajzë pesë vjeçare me ngjyrë gjatë një proteste të George Floyd, pasi ajo filloi të qante dhe e pyeti oficerin – “mos do të na qëllosh?”.

Sipas mediave të huaja, Simone Bartee ishte duke protestuar të shtunën me prindërit e saj në Houston, Texas, teksa shpërthen në lot nga frika.

Ndërkaq një oficer terreni vuri re që ajo ishte e frikësuar, i vendosi krahun për ta përkëdhelur, ndërsa paraprakisht vajza iu drejtua atij duke i thënë, “mos do të na qëllosh me armë?”

Në përpjekje për ta qetësuar, ai i dha një përqafim dhe i tha: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar”.

“Ju mund të protestoni, dhe të bëni gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat