Vizita në katedrale, Donald Trump i kërkon të buzëqeshë, Melania nuk do t’ia dijë

Amerika

Vizita në katedrale, Donald Trump i kërkon të buzëqeshë, Melania nuk do t’ia dijë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:58
Donald dhe Melania Trump

Melania Trump as që ndryshoi shprehjen e fytyrës dje kur presidenti Donald Trump i kërkoi të buzëqeshte për fotot gjatë vizitës në një tempull katolik në Uashington.

Teksa kamerat u ndezën për çiftin presidencial Trump, u kuptua që i tha gruas së tij nën zë: “Mund të buzëqeshësh të lutem?” Zonja Trump iu përgjigj kësaj me një gjysmë buzëqeshjeje të shpejtë para se të rikthente shprehjen e akullt të fytyrës.

Përdoruesit e mediave sociale reaguan menjëherë ndaj pamjeve të sikletshme në tempullin Kombëtar të Shën John Paul II. Një ditë më herë Trump e kishte shpallur veten “president i rendit dhe i ligjit” teksa kishte shkuar në këmbë nga Shtëpia e Bardhë në kishën e Shën John, teksa policia mbante larg protestuesit kundër vdekjes së George Floyd.

Më herët edhe ish zv. presidenti demokrat Joe Biden dukej se vinte në lojë Trump për fotot e tij  duke thënë: “Presidenti ngriti sot lart Biblën në kishën e Shën John. Do të dëshiroja që ai ta kishte hapur njëherë në vend të valëvitjes, kështu ai do të kishte mësuar diçka.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat