Anëtari i Gardës Kombëtare arrin ta qetësoj masën, tregohet shumë i afërt me protestuesit

Amerika

Anëtari i Gardës Kombëtare arrin ta qetësoj masën, tregohet shumë i afërt me protestuesit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 15:08
Foto Ilustrim

Një anëtar i Gardës Kombëtare që largoi policinë dhe ushtrinë nga protestuesit në kryeqytetin amerikan, u ka ofruar këshilla të gjithë zyrtarëve të rendit në mbarë SHBA-të, raporton ABC News.

“Kam zbuluar një metodë që është dëshmuar shumë e suksesshme. Thjesht hiqni dorëzat, helmet dhe shkopin dhe prezantoni veten para masës”, ka deklaruar koloneli Sam Anders.

“Mendoj se volumi i zërit ka rëndësi të madhe në ruajtjen dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Kur e dini emrin e dikujt, kur e prezantoni veten, mund të filloni menjëherë një bisedë të këndshme. Mund të dëgjoni dhe shpresoni që turma që qëndron pranë jush do t’ju dëgjojë”, shtoi ai.

Ai është filmuar se si me butësi dhe afërsi diskuton me protestuesit e mbledhur të cilët i dëgjon me vëmendje, madje u premton se do të tërheq policinë dhe ushtrinë nëse prezenca e tyre i shqetëson.

Madje ua bën me dije se i vie keq për vdekjen e Goege Floyd i cili ndërroi jetë, derisa një polic po tentonte ta arrestonte dhe për afro nëntë minuta ia mbajti gjurin në qafë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat