Slogani i protestave “Black Lives Matter” pikturohet në rrugët e Washington DC

Amerika

Slogani i protestave “Black Lives Matter” pikturohet në rrugët e Washington DC

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:56
Foto

Një rrugë afër Shtëpisë së Bardhë është riemëruar “Black Lives Matter Plaza” nga kryetarja e bashkisë së Washington DC, ndërsa edhe parulla u pikturua me shkronja të mëdha të verdha në rrugë.

Sipas mediave të huaja, Muriel Bowser, miratoi planin për të krijuar murale kundër përgjigjes së Donald Trump ndaj protestave mbi brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë.

Bowser i bëri publike këto pamje të rrugës, në Twitter, ndërsa dizajni i krijuar u bë në një seksion të Rrugës 16 në kryeqytetin amerikan.

Postimi i saj përmbante në vete një mesazh për Breonna Taylor, një grua me ngjyrë e vrarë nga policia në shtëpinë e saj në Louisville në Kentucky.

Vdekja e saj në mars, si dhe e George Floyd së fundmi ka ngjallur protesta të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat