Policët në Minneapolis nuk kanë të drejtë më të kapin njerëzit për fyti

Amerika

Policët në Minneapolis nuk kanë të drejtë më të kapin njerëzit për fyti

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 18:10
Policët në Minneapolis

Këshilli Bashkiak i Minnepolisit të Minnesotas në Shetet e Bashkuara të Amerikës ka marr vendim me anë të të cilit, policëve u ndalohet t’i kapin në fyt të arrestuarit.

Ky vendim u mor pas trazirave të fundit në gjithë botën e kryesisht në SHBA, pasi afrikano-amerikani George Floyd vdiq derisa ishte ndaluar nga policia dhe vdiq pasi u shtri nga ana e policisë në tokë dhe u shtrëngua për fyti.

Anëtarët e bashkësisë u dakorduan që ta ndalojnë një taktikë të tillë dhe që t’i kërkojnë policisë të ndërhyjë dhe të raportojë çdo përdorim të paautorizuar force nga oficerë të tjerë.

Floyd vdiq më 25 maj, pasi një polic i vuri gjurin në qafë për mbi tetë minuta, ndërsa Floyd vdiq duke u thënë se nuk po mund të merrte frymë. Ndaj katër policëve është ngritur aktakuzë, njëri prej tyre rrezikon burgim deri në 40 vjet.

Departamenti i të Drejtave të Njeriut i Minnesotës, filloi një hetim për të drejtat civile këtë javë në përgjigje të vdekjes së George Floydit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat