SHBA/ U abuzua që në moshën 10 vjeçare nga miku i familjes, e reja tregon makthin

Amerika

SHBA/ U abuzua që në moshën 10 vjeçare nga miku i familjes, e reja tregon makthin

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:55
Eduardo Cruz

Një burrë në SHBA është dënuar me 27 vite burg, pasi ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçare. Eduardo Cruz, 37-vjeç, nga Florida u miqësua me prindërit e vajzës dhe shpesh i blinte dhurata asaj. Madje fitoi aq besim tek prindërit e vogëlushes sa që e merrte atë në udhëtime disa ditore. Raportohet se Cruz ka bindur të miturën ti dërgonte fotografi nudo. Sakaq, Viktima tashmë 18-vjeçe rrëfen të gjithë momentin e vështirë që ka kaluar.

“Në atë kohë nuk mund të flisja me askënd. Humba toruan dhe ndihesha shumë e rënduar psikologjikisht. Mbaj mend që kam pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar me prindërit e mi, të cilët më udhëzonin që nuk duhej të shpenzoja aq shumë kohë me të dhe familjen e tij. Isha 13-vjeçe kur fillova të përjetoja makthe për atë çfarë ndodhi”, tha vajza.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për një periudhë 5 vjeçare, (pra nga mosha 10 deri në 15 vjeçe). Prindërit e të miturës nuk dinin asgjë për këtë ngjarje në momentin që ka ndodhur, por kanë mësuar në lidhje me të vetëm para tre vitesh.

“Ajo çfarë ndodhi ndikojë shumë në studimet e mia. Isha e papërqendruar në mësime. Është më e lehtë të shikoj pafund njerëz të gjakosur se sa të kujtoj ato momente. Ai ka baltosur fëmijërinë time dhe koha që ka ikur fatkeqësisht nuk kthehet më”, u shpreh 18-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat