Vazhdojnë protestat ndërsa bëhen përgatitjet për shërbesa përkujtimore për George Floyd

Amerika

Vazhdojnë protestat ndërsa bëhen përgatitjet për shërbesa përkujtimore për George Floyd

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:10
Protesta

Protestuesit në mbarë botën marshuan kundër racizmit dhe brutalitetit policor gati dy javë pasi afrikano-amerikani George Floyd, vdiq në duart e policisë në Mineapolis të Minesotës. Siç njofton Kane Farabaugh i Zërit të Amerikës, protestat vijnë ndërsa janë planifikuar shërbesa përkujtimore për Floydin në Karolinën e Veriut dhe për funeralin e tij në Teksas.

Uashington D.C priti disa nga protestat më të mëdha kundër racizmit në vend që u mbikëqyrën nga forcat federale dhe të zbatimit të ligjit, të ndihmuara nga trupat e Gardës Kombëtare, të sjellë për të shuar dhunën dhe trazirat.

"Ajo që pamë gjatë javës së kaluar ishte me të vërtetë një qytet jashtë kontrollit, dhe unë i lumtur të them që gjatë disa ditëve të fundit kemi parë që dhuna të ulet", thotë Chad Wolf sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf ia atribuon uljen e dhunës pranisë së shtuar të sigurisë në rrugët e kryeqytetit.

"Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe do të ulim numrin e trupave që kemi në D. C. pasi dhuna të zvogëlohet".

Të dielën, Presidenti Donald Trump tha se urdhëroi tërheqjen e trupave të Gardës Kombëtare në D.C pasi dhuna u kthye në protesta kryesisht paqësore ditët e fundit.

Por roli i trupave amerikane gjatë trazirave është bërë një çështje shumë e debatuar.

Gjenerali në pension dhe ish shefi i Shtatëmadhorisë amerikane Martin Dempsey ishte një nga disa drejtues të lartë udhëheqësish ushtarakë që foli kundër dëshirës së Presidentit Trump për të shtuar praninë e trupave ushtarake amerikane në rrugët e qyteteve amerikane.

"Duke pasur parasysh gjendjen e trazirave dhe rrezikun e vendosjes së ushtrisë në një pozicion ku marrëdhënia me popullin amerikan do të ndikohej negativisht, mendova që duhet të thosha diçka".

Kryetarja e bashkisë së Uashington DC Muriel Bowser i dërgoi një letër Presidentit Trump ku i kërkonte heqjen e forcave shtesë të zbatimit të ligjit dhe trupave të Gardës Kombëtare nga Uashington DC. Ajo beson se taktikat e përdorura nga forcat e sigurisë kundër protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë para se Presidenti Trump të vizitonte një kishë aty pranë javën e kaluar, kontribuan në tubime më të mëdha të protestës.

"Ajo që panë amerikanët ishin forcat e policisë federale që hodhën gaz lotsjellës mbi protestuesit paqësorë dhe mënyra si ata u përgjigjën, e bëri të qartë për Presidentin se amerikanët do të ushtronin të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë dhe do ta bënin atë në mënyrë paqësore. Ajo që bëri në të vërtetë siç e pamë ditët e fundit ishte se më shumë njerëz dolën për të protestuar paqësisht".

Ndërsa turma të mëdha u mblodhën për protesta në shumë qytete amerikane, njerëz nga i gjithë vendi shkuan në Karolinën e Veriut për të marrë pjesë në shërbimet përkujtimore pranë qytetit të lindjes së George Floydit.

"Sapo shkuam në shërbesë, ndjeva valën e emocioneve. // Doja të qaja. Dhe më pas duke kaluar pranë dhe duke e parë atë të shtrirë atje, para së gjithash, u luta që Zoti ta bekojë shpirtin e tij për të qënë në paqe sepse ai nuk pati paqe në momentet e tij të fundit këtu në Tokë. Kështu që isha vetëm duke u lutur që Zoti ta bekojë shpirtin e tij që të jetë në paqe", thotë Kimberly Harrington.

Familja dhe miqtë e Floyd tani përgatiten të thonë lamtumirën e tyre të fundit gjatë shërbimeve mortore të planifikuara më vonë këtë javë në Hjustën të Teksasit./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat