Një tjetër video, tregon vrasjen e një afro-amerikani pas ndalimit nga policia

Amerika

Një tjetër video, tregon vrasjen e një afro-amerikani pas ndalimit nga policia

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:04
Pamje nga video

Një tjetër rast si George Floyd! Së fundmi ka dalë një video e cila dëshmon dhunën e policisë amerikane ndaj një qytetari tjetër afro-amerikan.

Viktima në fjalë quhet Maurice Gordon dhe ishte 28 vjeç, ndërkohë që në pamjet që gjeni më poshtë, mund të shihni momentin kur vritet, teksa ishte i paarmatosur.

Pasi e ndaloi në New Jersey, për tejkalim shpejtësie, një polic i bardhë i kërkon të riut të ulet në makinën e policisë, pritje të kamionit të tërheqjes pasi makina e tij ishte dëmtuar.

Afro-amerikani tentoi që të ulej dy herë me radhë në sediljen e shoferit, çka bëri që agjenti fillimisht të përdor një spraj me aromë të rëndë, ndërsa më pas e tërhoqi nga makina dhe pas konfrontimit e qëlloi me gjashtë të shtëna pistolete.

Pas ngjarjes polici u pezullua në pritje të rezultateve të hetimit.

Pamjet janë filmuar nga video-kamera në makinën e policisë, dhe kanë ndodhur në 23 maj, por u publikuan pas vrasjes së George Floyd në Minneapolis, teksa një polic i bllokoi frymën me këmbë, pasi e shtriu përtokë, ndërsa viktima thërriste “Nuk marr dot frymë…”

Në videon e fundit, shihet agjenti Randall Wetzel teksa i merr gjeneralitetet Maurice Gordon, nga Poughkeepsie, New York dhe thërret një karroatrec.

Polici i ofron një maskë dhe shoqërimin në koncensionarin e makinave. Por pasi qëndroi ulur për 20 minuta në makinën e policisë, Gordon heq rripin e sigurisë dhe del nga mjeti. Wetzel i bërtet disa herë që të qëndrojë brenda, më pas konfrontohen dhe e vret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat