Fëmija 6 vjeç zhduket gjatë shëtitjes me prindërit, gjendet i mbytur në liqen - Bota Sot
Fëmija 6 vjeç zhduket gjatë shëtitjes me prindërit, gjendet i mbytur në liqen

Amerika

Fëmija 6 vjeç zhduket gjatë shëtitjes me prindërit, gjendet i mbytur në liqen

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:39
Iain Rowe

Ishte zhdukur prej 24 orësh gjatë një shëtitje me prindërit, por u gjet i vdekur.

Vogëlushi 6-vjeçar Iain Rowe, u gjet nga zhytësit mes shkëmbinjve në liqenin e Michingan, një nga pesë liqenet më të mëdhenj të Amerikës së Veriut, në perëndim të qytetit të Holland.

Në trupin e të miturit do të bëhet autopsia, por paraprakisht dyshohet se vogëlushi është mbytur duke lozur në park.

Për herë të fundit ai u pa duke u larë në det mesditën e së shtunës, por më pas u zhduk pa gjurmë, duke bërë që të nisin kërkimet intensive.

Trupi i vogëlushit u gjet pasditen e së dielës, i bllokuar mes shkëmbinjve nën ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat