Derisa mbante fjalim në akademinë ushtarake, Trump u filmua duke e mbajtur gotën me ujë me dy duart

Amerika

Derisa mbante fjalim në akademinë ushtarake, Trump u filmua duke e mbajtur gotën me ujë me dy duart

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 11:31
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili dje mbushi 74 vjet, ka nxitur dyshime se mund të ketë probleme shëndetësore, pasi gjatë një fjalimi të mbajtur në akademinë ushtarake West Point, është parë duke mbajtur gotën me ujë me dy duart.

Ai dukej se kishte probleme ta mbante me njërën dorë gotën me ujë, kështu në një moment e mbajti me të dy duart, e ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve dhe fotografëve që e kapën këtë ngjarje.

“Shkallëve që zbrita pas fjalimit në West Point ishin shumë të pjerrëta dhe nuk kishte mbajtëse anësore. Gjëja e fundit që kam dashur është të rrëzohem për t’u bërë temë për ‘lajmet e rreme’”, ka shkruar Trump.

Megjithatë ai nuk komentoi se pse e kishte mbajtur gotën me dy duart derisa po e pinte ujin. Kujtojmë që një gjë të tillë Trump e kishte bërë edhe në vitin 2017.

Ai thotë se është i shëndoshë dhe se nuk ka kurrfarë problemi shëndetësor, e Shtëpia e Bardhë së fundmi ka publikuar rezultatet mjekësore që dëshmojnë se nuk ka ndonjë problem shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat