Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut

Amerika

Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 13:21
Avioni amerikan

Një avion amerikan është rrëzuar në Detin e Veriut këtë të hënë dhe piloti për momentin rezulton i zhdukur.

Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk, u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, raporton BBC, gjatë një misioni stërvitor. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Kërkimet për pilotin vijojnë nga skuadrat e shpëtimit të dërguara në vendngjarje.

Sipas “The Guardian”, piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat