Vetëvritet në Kanada aktivistja egjiptiane e komunitetit LGBT, Sara Hegazy - Bota Sot
Vetëvritet në Kanada aktivistja egjiptiane e komunitetit LGBT, Sara Hegazy

Amerika

Vetëvritet në Kanada aktivistja egjiptiane e komunitetit LGBT, Sara Hegazy

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:28
Sara Hegazy

Aktivistja egjiptiane për të drejtat e komunitetit LGBT, Sara Hegazy, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kanada, ku ishte duke jetuar në ekzil nga viti 2018.

Aktivistja 30-vjeçare bëri vetëvrasje të dielën pasi e kishte lënë një letër, me të cilën u kërkonte falje familjes dhe miqve, shkruan “Al Jazeera”.

“Familjarëve të mi – u mundova të gjej shpëtim, por dështova, më falni. Miqve të mi – rrugëtimi ishte i vështirë dhe unë jam shumë e dobët për t’i rezistuar, më falni. Botës – ju ishit mizorë në masë të madhe, por unë fal”, shkruhet në letrën e lënë nga aktivistja.

Hegazy u bë e njohur pasi e kishte ngritur flamurin e komunitetit LGBT në një koncert në Egjipt në tetor të vitit 2017.

Ajo ishte në mesin e dhjetëra personave të arrestuar nga forcat egjiptiane të sigurisë pas urdhrit të prokurorëve që të hetoheshin personat që e kishin flamurin me ngjyra ylberi në atë koncert.

Hegazy ishte mbajtur për tre muaj në burg para se të lirohej me kusht. Më vonë, ajo kishte kërkuar azil në Kanada.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat