Vrasja në Atlanta, policia publikon pamjet - Bota Sot
Vrasja në Atlanta, policia publikon pamjet

Amerika

Vrasja në Atlanta, policia publikon pamjet

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:35

Policia e Atlantës, ka publikuar pamjet e kamerave që policët mbanin në uniforma gjatë një incidenti në të cilin një afro amerikan, mbeti i vrarë pasi kundërshtoi arrestimin.

Shefi i policisë në qytetin e Atlantës në SHBA, dha dorëheqjen pasi një oficer qëlloi për vdekje Ryshard Brooks, 27 vjeç, gjatë arrestimit. Kjo vrasje e re po injekton ndërkohë më shumë zemërim në protestat kundër racizmit dhe dhunës së policisë që shpërthyen në SHBA por edhe në vende të tjera të botës, pas rastit të George Floyd, që po ashtu humbi jetën ndërsa ishte në duart e policisë.

27 vjecari Brooks nuk kaloi testin e alkoolit dhe bëri rezistencë kur policia tentoi ta arrestonte atë. Imazhet në video tregonin se gjatë një përplasjeje fizike me oficerët, Brooks, mundi të merrte goditësin elektrik një prej policëve dhe tentoi të largohej nga vendngjarja. Oficerët e ndoqën Brooks në këmbë, ky i fundit është kthyer dhe i ka drejtuar goditësin elektrik oficerit. Ky i fundit qëlloi dhe Brooks u dërgua në spital, por nuk kishte mundur ti mbijetonte një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një nga policët ndërkohë është lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat