Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur, më 6 qershor kishte njoftuar se është keqtrajtuar – prej asaj kohe ishte zhdukur - Bota Sot
Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur, më 6 qershor kishte njoftuar se është keqtrajtuar – prej asaj kohe ishte zhdukur

Amerika

Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter” gjendet e vdekur, më 6 qershor kishte njoftuar se është keqtrajtuar – prej asaj kohe ishte zhdukur

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:55
Aktivistja e lëvizjes “Black Lives Matter

Policia në Tallahassee të SHBA-ve është duke hetuar vdekjen e aktivistes së lëvizjes “Black Live Matter”, trupi i pajetë i të cilës është gjetur disa ditë pasi ishte shpallur e zhdukur.

Siç raporton CNN, Oluwatoyin “Toyin” Salau dhe Victoria Sims, 75-vjeçe, janë gjetur dje të vdekura. Autoritet nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë rast, por dihet se policia është duke hetuar vdekjen e dyshes dhe se është arrestuar një person i dyshuar.

Për Salau askush nuk dinte asgjë që nga 6 qershori. Po atë ditë ajo kishte bërë një sërë postimesh në Twitter, me të cilët pretendonte se si më herët gjatë asaj dite ishte keqtrajtuar seksualisht.

E pas kësaj ishte zhdukur pa asnjë gjurmë deri sa dje arritën të gjejnë trupin e saj të pajetë. Në anën tjetër, policia ka arrestuar personin e dyshuar që është identifikuar si Arron Glee, 49-vjeç.

Salau kishte shkruar në Twitter se po atë mëngjes ishte keqtrajtuar nga një mashkull në Park Avenue. Ajo gjithashtu kishte shkruar se si ky burrë i kishte ofruar transport falas deri në kishë.

Pas këtij incidenti ajo i kishte telefonuar policisë, duke mos u treguar se për të cilën kishë bëhej fjalë. E disa persona ishin shprehur të gatshëm për t’i ofruar ndihmë, duke i shkruar në Twitter.

Megjithatë ende nuk dihet nëse i arrestuari Aaron Glee, është personi që e kishte keqtrajtuar Salau. Kujtojmë që Salau ishte aktiviste e “Black Lives Matter” dhe vazhdimisht fliste për protestat e organizuara në Tallahassee.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat