Befason Donald Trump: Covid-19 i lartë në SHBA? Mos testoni më, e thjeshtë!

Amerika

Befason Donald Trump: Covid-19 i lartë në SHBA? Mos testoni më, e thjeshtë!

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:22
Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin (deri tani, por kjo tendencë  vështirë të ndryshë, përtej ndonjë apokalipsi epidemologjik) vendi më i goditur nga COVID-19 duke shënuar mbi 100 mijë viktima dhe më shumë se 2 milionë raste pozitive që kur u shfaq edhe pacienti i parë.

Mes izolimit dhe karantinës, jeta ka rifilluar normalisht përtej Oqeanit, teksa trazimi i saj erdhi me ngjarjet e fundit mbi vrasjen e afroamerikanit George Floyd dhe protestave që ndoqën më pas (prishje pronave publike dhe private, dhunë).

Presidenti Donald Trump nuk ka ndërmend të pranojë asnjë normë të re të diktuar nga pandemia e koronavirusit. Rikthimi i  fushatës zgjedhore është konfirmimi i vërtetë, pasi në Oklahoma pritet një turmë prej 20 mijë personash dhe distancimi social as që do të respektohet.

Vetë numri “1” i SHBA – në garë me Biden në zgjedhjet presidenciale – vazhdon të mos mbajë maskë apo doreza, por qarkullon lirshëm kudo.

të shtunën është një provë  e kësaj. Ngjarja në Oklahoma, do të jetë një moment i jashtëzakonshëm, madje me një presidencë që shpesh nuk ka qënë e besueshme, shkruan CNN.

Ai po vazhdon të përhapë dezinformata në lidhje me virusin  dhe gjendjen e testimeve në SHBA. Duke injoruar  informacionet e zyrtarëve kryesorë të shëndetësisë qeveritare dhe duke mos dëgjuar këshillat e qeverisë së tij për të përdorur maskë , Trump po ul gjithashtu seriozitetin e një virusi që ende po vret mijëra amerikanë çdo javë.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar  se qëndrimi i Presidentit po zvogëlon përpjekjet mbarëkombëtare për të luftuar sëmundjen, dhe mund të kushtojë jetë dhe të shkaktojë edhe më shumë dëme ekonomike.

Sipas një studimi nga Instituti i Shëndetësissë dhe Vlerësimi në Universitetin e Uashington të hënën parashikoi më shumë se 201,000 viktima të lidhura me  Covid-19 në SH.B.A. deri në 1 Tetor. Projeksioni parashikon një rritje të vdekjeve të përditshme në shtator dhe tetor.

Trump të hënën sugjeroi që sëmundja ishte tashmë një kërcënim i venitur duke kundërshtuar hapur shkencën dhe logjikën.

“Nëse nuk testoni, nuk do të keni ndonjë rast. “Nëse do të ndalonim  së testuari tani, do të kishim shumë pak raste, nëse ka. Por ne testojmë shumë,” tha Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat