Policët në New York hospitalizohen pasi konsumuan pije me zbardhues

Amerika

Policët në New York hospitalizohen pasi konsumuan pije me zbardhues

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:30
Foto Ilustrim

Tre policë nga New Yorku u hospitalizuan pasi që kishin konsumuar ‘milkshake’ për të cilat besohet se ishin spërkatur me zbardhues, shkruan The Independent.

“Gjatë pauzës për ushqim, policët gjetën një substancë helmuese në pijet e tyre, që besohet se është zbardhues”, ka thënë në një deklaratë Asociacioni për Mirëqenien e Policisë së New Yorkut.

Presidenti i Unionit të Policisë paralajmëroi se “mjedisi në të cilin po punojnë policët është përkeqësuar në një nivel kritik”, pas këtij helmimi të dyshuar.

NYPD ka nisur një hetim të menjëhershëm për të kuptuar nëse incidenti ka qenë “i natyrës aksidentale apo të qëllimshme”, ka thënë ky departament.

Që të tre policët ishin liruar nga spitali pas disa orëve trajtimi dhe mbikëqyrjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat