Mejn, republikanët dorëzojnë peticionin kundër votimit me renditje

Amerika

Mejn, republikanët dorëzojnë peticionin kundër votimit me renditje

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 06:36
Jason Savage

Dega e partisë republikane në Mejn dorëzoi një peticion të hënën që ka për qëllim t’i jap fund përdorimit të votimit me renditje në zgjedhjet për president, duke përgatitur skënën për një betejë në ditën e zgjedhjeve mbi të ardhmen e kësaj metode të votimit.

Mejni u bë shteti i parë në vend që miratoi në vitin 2016 votimin me renditje, që lejon votuese të radhisin kandidatët e tyre të preferuar. Zbatimi i kësaj metode të votimit është ndeshur me sfida ligjore dhe përpjekje për të zvogëluar ose eliminuara të plotësisht përdorimin e saj.

Por votuesit në Mejn ishin të gatshëm të përdornin votimin me renditje në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nënshkrimet e republikanëve, nëse verifikohen nga Sekretari i Shtetit në Mejn, në vend të kësaj do të detyronin vendosjen e një vetoje ndaj kësaj metode dhe hedhjen e saj në votim në ditën e zgjedhjeve. Votuesit do të vendosnin më 3 nëntor nëse do të mbanion në fuqi këtë metodë votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Republikanët mblodhën mbi 72,000 nënshkrime, disa mijëra mbi kufirin e nevojshëm për detyruar një votim për t’i vënë veton kësaj metode të votimit, tha drejtori ekzekutiv i partisë republikane në Mejn, Jason Savage. Votimi me renditje u kushtoi republikanëve një vend në Kongres në vitin 2018, kur ligjvënësi demokrat Jared Golden mposhti ligjvënësin e atëhershëm republikan Bruce Poliquin, dhe që atëherë republikanët e kanë kritikuar këtë lloj votimi duke e quajtur atë të paqartë, të panevojshëm dhe të padrejtë.

"Vetoja e popullit gjithmonë ka patur për qëllim rikthimin e besimit në procesin tonë zgjedhor, ruajtjen e parimit amerikan 'një person, një votë" dhe sigurimin që Votimi me Renditje nuk do ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në Mejn", tha zoti Savage.

Republikanët pretendojnë se metoda e re e votimit shkel parimin një person, një votë. Demokratët kanë thënë se kjo thjesht u jep votuesve më shumë zgjedhje. Përkrahësit gjithashtu thonë se kjo metodë e votimit eliminon kandidatët e tretë dhe siguron që fituesi të fitojë shumicën e votave.

Votimi me zgjedhje të renditur përdoret në disa bashki në të gjithë vendin, përfshirë Portlandin, qytetin më të madh të Mejnit. Në thelb ai funksionon si një balotazh i menjëhershëm. Votuesit rendisin kandidatët e tyre dhe zgjedhjet e tyre të dyta hyjnë në lojë nëse asnjë kandidat nuk fiton 50 për qind të votave në numërimin fillestar të votave.

Demokratët e shtetit të Mejnit e karakterizuan nismën për veto të kësaj metode të votimit si një përpjekje të republikanëve për të minuar vullnetin e votuesve. Banorët e Mejnit riafirmuan dëshirën e tyre për votimin me renditje në vitin 2018, thanë ata.

"Demokratët, republikanët dhe të pavarurit gjithashtu raportojnë se zgjedhjet e rëndësishme pasqyrojnë vullnetin e një mazhorance të votuesve, pikërisht atë që arrin votimi ,e renditje, dhe atë që kundërshtarët e saj po përpiqen të minojnë", tha Kathleen Marra, kryetare e partisë demokrate në Mejn.

Mejni përdor votimin me renditje për zgjedhjet për anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe senator. Kjo nuk ndryshon, pasi përpjekja për veto vlenë vetëm për zgjedhjet presidenciale.

Historia e fundit sugjeron se votimi i renditur do të kishte një shans të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në Mejn. Në vitin 2016, kandidatja demokrate Hillary Clinton fitoi shtetin, por nuk arriti të merrte 50 për qind të votave, gjë që do të shkaktonte aktivizimin metodës së votimit me renditje. Kandidati libertarian Gary Johnson doli më mirë në Mejn sesa në shumicën e shteteve me prirje demokrate.

Shteti gjithashtu shpërndanë votat elektorale në bazë të distrikteve të kongresit, dhe Presidenti Donald Trump fitoi distriktin e dytë më konservator në vitin 2016. Ky distrikt pritet të jetë përsëri në lojë në vitin 2020. Votimi me renditje mund të lëkund ekuilibrin në të secilin drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat