William dhe Harry në kontakt me njëri-tjetrin edhe gjatë pandemisë

Amerika

William dhe Harry në kontakt me njëri-tjetrin edhe gjatë pandemisë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 11:39
Princ William dhe Harry

Princat e Anglisë, William dhe Harry, kanë qëndruar në kontakt përmes videolidhjeve online.

Vëllezërit e famshëm të familjes mbretërore aktualisht jetojnë shumë larg njëri-tjetrit, Harry në Los Angeles ndërsa William në Norfolk, por ata flasin rregullisht përmes videolidhjeve të realizuara në aplikacionin Zoom.

Një burim i afërt i dyshes ka bërë të ditur: “Williamit, aplikacioni Zoom i duket një mënyrë shumë e mirë dhe informuese për të qëndruar në kontakt me më të dashurit tuaj dhe publikun në përgjithësi. Ai madje e shfrytëzon këtë aplikacion për të komunikuar me vëllain e tij të vogël. Ata po e kanë të lehtë të gjejnë kohë për të biseduar bashkë, pa e ndjekur ndonjë rregull apo orar të caktuar. Kryesisht William e kontakton Harryn pasi fëmijët të bien në gjumë, dhe ata realizojnë biseda private.”

Duket se princat e Britanisë së Madhe kanë vendosur t’i mbajnë këto videolidhje private, pa përfshirjen e grave, për t’iu shmangur presionit.

Në anën tjetër, Princi William të martën e shënoi paraqitjen e parë publike prej se ka filluar karantina në mars të këtij viti, duke i vizituar punëtorët shëndetësor për t’i falënderuar për punën dhe angazhimin në betejën kundër pandemisë së koronavirusit.

Duka i Cambridgeit i cili javën e ardhshme e feston ditëlindjen e 38-të, i vizitoi mjekët në detyrë në ambulancën, “King's Lynn Ambulance Station”, me të cilët ndër të tjera diskutoi edhe për ndikimin që kriza e COVID-19 e ka pasur edhe në shëndetin mendor. William së bashku me gruan e tij, Kate, në prill të këtij viti e lansuan iniciativën, “Our Frontline”, e cila ka për qëllim të ofroj kujdes të vazhdueshëm për shëndetin mendor të punëtorëve shëndetësor.

Edhe babai i Williamit dhe Harryt, Princi Charles, gjithashtu e shënoi paraqitjen e parë publike krahas bashkëshortes së tij, Camilla. Së bashku, ata e vizituan spitalin “Gloucestershire Royal Hospital” ku bashkëbiseduan më një pjesë të madhe të stafit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat