Detaje të reja rreth vdekjes së George Floyd, publikohet biseda telefonike gjatë arrestimit

Amerika

Detaje të reja rreth vdekjes së George Floyd, publikohet biseda telefonike gjatë arrestimit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Janë zbuluar detaje të reja të vrasjes së George Floyd. Zyrtarë të qytetit të Minneapolis kanë publikuar një incizim të shkurtër të një telefonate të dispeçerit, identiteti i të cilit nuk dihet, që flet me eprorët e tij, identiteti i të cilëve gjithashtu nuk dihet, ku thotë se nuk është i sigurtë nëse policia duhet të përdor forcën gjatë tentim arrestimit të George Floyd, shkruan CNN.

Kujtojmë që numrin 911 e kishin telefonuar punonjësit e marketit ku Floyd kishte paguar me 20 dollarë, që kishin rezultuar të jenë false.

“Nuk e di, mund të më quash spiun nëse dëshiron, por kemi kamera që kanë filmuar intervenimin. Nuk e di nëse është dashur të përdorin forcën, por diçka kanë nxjerrë nga vetura e policisë dhe të gjithë kanë qëndruar mbi të (mbi George Floyd). Nuk e di nëse është dashur ta bëjnë këtë, por mu ende nuk më janë përgjigjur asgjë”, dëgjohet zëri i femrës nga shërbimit urgjent 911 (dispeçere).

Eprori i saj më pas përgjigjet duke thënë: “Po, asgjë ende nuk kanë thënë… vetëm e kanë rrëzuar, gjë që nuk llogaritet, por do ta kontrolloj”.

Sërish dëgjohet zëri i femrës: “Nuk ka problem, kur e kemi parë duke më ndryshe, por…”.

Policia e Minneapolis nuk e ka komentuar këtë bisedë të regjistruar, ndërsa kujtojmë që më 25 maj Floyd ndërroi jetë derisa po tentonin ta arrestonin katër policë që përdorën forcë të tepruar. Madje njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë të ndjerit për afro 9 minuta.

Për vrasjen e tij është dënuar Derek Chauvin që ia mbajtur gjurin në qafë, edhe pse Floyd ishte i lidhur me pranga dhe po qëndronte i shtrirë në asfalt. E tre policët tjerë e asistonin Chauvinin, dhe për këtë edhe ata akuzohen se ka ndihmuar në vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat