Qëndroi 75 ditë në spital, 83-vjeçari fiton betejën ndaj coronavirusit – përcillet me duartrokitje

Amerika

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:07
foto nga vendi ngjarjes

Lorenco Rodriguez, 83-vjeç, ishte testuar gjatë marsit për coronavirus, ku edhe ishte konstatuar se ka rezultuar pozitiv dhe se tashmë ishte prekur nga infeksioni i COVID-19.

Tre ditë më vonë është dërguar me urgjencë në spital në jug të Floridës, kur edhe gjendja shëndetësore iu përkeqësua.

Mjekët e kishin vendosur në komë të moshuarin derisa po merrte frymë më ndihmën e respiratorit. Situata dukej shumë serioze, por Ester Silva ishte e bindur se babai i saj do t’ia del pasi është tip luftarak që nuk dorëzohet lehtë.

“Kam qenë e bindur se babai im do ta fitojë betejën. Ai është trim, punëtor i palodhur, e dija se nuk do të dorëzohej”, ka shtuar ajo.

Ditët u shndërruan në javë pa ndonjë përparim sa i përket gjendjes shëndetësore, derisa Silva pyeti personelin mjekësor për plazmën për shërimin e coronavirusit për të cilën kishte dëgjuar në televizion.

Rodriguez i është nënshtruar një terapie eksperimentale më 18 prill.

“Atë natë më thanë se babai im ka lëvizur dorën dhe sytë, ka qenë e pabesueshme”, ka shtuar Silva

Me kalimin e ditëve, Rodriguezit filloi t’i rikthehet forca. E pasi tejkaloi problemet me veshkë, tensionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin në mushkëri, mjekët vendosën ta largojnë nga respiratori.

Pas 75 ditëve luftë kundër coronavirusit, Rodriguez rezultoi negativ në testin e coronavirusit dhe menjëherë është liruar nga spitali Homestead në Florida, kurse personeli mjekësor e kanë përcjellë me duartrokitje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat