John Bolton: Donald Trump nuk ishte në dijeni që Britania e Madhe është fuqi bërthamore

Amerika

John Bolton: Donald Trump nuk ishte në dijeni që Britania e Madhe është fuqi bërthamore

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:57
Donald Trump

Bazuar në librin e ish-këshilltarit për Siguri të presidentit amerikan, John Bolton, Donald Trump nuk ishte në dijeni që Britania e Madhe është fuqi bërthamore, shkruan BBC.

Presidenti amerikane besohet se nuk kishte qenë në dijeni për kapacitetet ushtarake të Britanisë së Madhe, gjatë një takimi që e kishte pasur me ish-kryeministren Theresa May që e kishte zhvilluar dy vite më parë.

Bolton që punoi në Shtëpinë e Bardhë për 17 muaj, ka shkruar se presidenti amerikan “ka qenë shumë i painformuar”. Në anën tjetër Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka refuzuar të komentoj këtë pretendime të Bolton.

Libri me 577 faqe të titulluar “The Room Where It Happened” të Bolton, pritet të dalë në shitje gjatë javës së ardhme, por ai po pretendon se po tentohet të bllokohet nga administrata aktuale amerikane.

Biseda lidhur me arsenalin bërthamor të Britanisë ndodhi gjatë takimit të majit 2018 mes May dhe Trump. Asokohe Trump kishte reaguar me habi duke thënë: “Vërtetë jeni fuqi bërthamore?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat