Dramë gjatë protestave në Los Angeles, foshnja 11-muajshe gëlltit monedhën dhe humb vetëdijen – polici e shpëton në momentet e fundit

Amerika

Dramë gjatë protestave në Los Angeles, foshnja 11-muajshe gëlltit monedhën dhe humb vetëdijen – polici e shpëton në momentet e fundit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:22
Foto Ilustrim

Një rast që ka ndodhur gjatë protestave në Los Angeles, ka mundur të përfundojë me fatalitet po të mos reagonte shpejtë një polic, shkruan CNN.

E ëma e foshnjës 11-muajshe dhe një grua tjetër kishin dalë në protesta, kur foshnja filloi të ndihet keq, humbi vetëdijen dhe nuk mund të merrte frymë.

Në mediat amerikane është publikuar videoja e filmuar më 31 maj, ku shihet skena dramatike që ka ndodhur në një parking të veturave.

Dy gratë të pushtuara nga paniku, vraponin duke e mbajtur në duar foshnjën 11-muajshe që nuk merrte frymë.

Më pas ato vrapuan në drejtim të një grupi të policëve që mbikëqyrnin protestën në Los Angeles. Aty iu afrua polici Cameron Kinsey, i cili i dha ndihmën e parë fëmijës.

Ai arriti t’ia çbllokoj rrugët e frymëmarrjes vogëlushit, që sipas mediave amerikane kishte gëlltitur një monedhë.

Aty menjëherë filloi sërish të marrë frymë, kurse më pas është dërguar me autoambulancë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat