Prokurori që hetoi bashkëpunëtorët e Trumpit nuk dorëhiqet, pavarësisht njoftimin se u pushua

Amerika

Prokurori që hetoi bashkëpunëtorët e Trumpit nuk dorëhiqet, pavarësisht njoftimin se u pushua

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një prokuror i lartë federal i SHBA-së ka lëshuar një deklaratë ku tregon se ai nuk ka dhënë dorëheqje, pavarësisht se Departamenti i Drejtësisë njoftoi se ishte duke u larguar.

Geoffrey Berman tha se mësoi se ai ishte “duke u larguar” në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së William Barr, të premten në mbrëmje, njofton Klan Kosova.

Barr nuk dha asnjë arsye për këtë veprim, por shtoi se Jay Clayton do të emërohej në vend të Berman, shkruan BBC.

Berman ka mbikëqyrur hetimin e një numri bashkëpunëtorësh të presidentit amerikan Donald Trump që kur ai mori detyrën në vitin 2018.

Ato përfshijnë ish-avokatin e presidentit Trump, Michael Cohen, i cili ka vuajtur dënimin me burg për gënjeshtra ndaj Kongresit, legjislaturës amerikane dhe mashtrime për financimin e fushatës zgjedhore. Departamenti i Berman gjithashtu ka hetuar sjelljen e Rudy Giuliani, avokatit aktual personal të Trump.

Në deklaratën e tij, Berman tha se nuk kishte “qëllim për të dhënë dorëheqje”, duke shtuar se ai do të dorëhiqet vetëm kur pasardhësi i tij të ishte konfirmuar nga Kongresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat