Trumpi duket se nuk mërzitet për virusin, do të mbajë tubim në sallën me 19,000 ulëse

Amerika

Trumpi duket se nuk mërzitet për virusin, do të mbajë tubim në sallën me 19,000 ulëse

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 16:06
Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mbajë një tubim me mijëra përkrahës në Oklahoma të shtunën në përpjekje për ta rimëkëmbur fushatën zgjedhore për garën presidenciale të nëntorit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia dhe për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, i cili vdiq gjatë arrestimit nga policia në Minneapolis, shkruan “The Guardian”.

Ai mori edhe më shumë kritika për vendimin për ta mbajtur tubimin e parë që nga koha e mbylljes së shkollave dhe bizneseve në muajin mars.

Oklahoma ka raportuar rritje të numrit të rasteve të koronavirusit ditëve të fundit dhe Departamenti i Shëndetësisë i këtij shteti i ka paralajmëruar pjesëmarrësit e këtij tubimi se do të përballen me rrezik të rritur për marrjen e virusit. Tubimi do të mbahet në një sallë me 19,000 ulëse.

Zyrtarët e fushatës së presidentit republikan kanë thënë se numri i personave të interesuar për të marrë pjesë në këtë tubim është shumë më i lartë se numri i ulëseve që janë në dispozicion.

Shtëpia e Bardhë dhe zyrtarët e fushatës së presidentit të tanishëm të ShBA-së në një masë të madhe i kanë lënë anash shqetësimet për sigurinë e tubimit, duke thënë se do të ofrojnë maska dhe dezinfektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat