Policia në kërkim të 29 vjeçares pasi burri i zhveshur gjendet i lidhur pas pemës

Amerika

Policia në kërkim të 29 vjeçares pasi burri i zhveshur gjendet i lidhur pas pemës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:42
Ronald Betances dhe Ariel Dupuis

Policia në SHBA ka nisur kërkimin për një grua që besohet se ka ndihmuar në pengmarrjen e një burri që u sulmua dhe u lidh i zhveshur pas një peme.

45 vjecari Ronald Betances, u arrestua dje për ngjarjen nga autoritetet por bashkëpunëtorja e tij e dyshuar Ariel Dupuis, është ende në arrati sipas autoriteteve.

Viktima i paidentifikuar publikisht, thotë se u mor peng nën kërcënimin e thikës nga një shtëpi në Manchester, nga ku u fut me dhunë në një furgon, ndërsa iu vodhën celulari dhe portofoli.

Më pas pengmarrësit e tij kishin ndaluar në disa vendndodhje, tha shefi i policisë Chris Sanders. Viktima ishte detyruar të zhvishej dhe ishte lidhur nga kyçet e këmbët në një zonë me pemë.

Policia tha më tej: “Viktima kishte arritur të çlirohej dhe më pas kishte kontaktuar policinë. Ata të gjithë njiheshin me njëri-tjetrin. Për momentin nuk ka rrezik për publikun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat