Një ushtar amerikan akuzohet për planifikim të sulmit terrorist në njësitin e vet

Amerika

Një ushtar amerikan akuzohet për planifikim të sulmit terrorist në njësitin e vet

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Një ushtar i Shteteve të Bashkuara është akuzuar për terrorizëm dhe planifikim të një sulmi vdekjeprurës në njësitin e vet duke i dërguar informata një grupi neonazist.

Ethan Melzer, 22 vjeç, akuzohet për dërgim të detajeve të ndjeshme rreth njësitit të vet ushtarak te grupi “The Order of the Nine Angles”, shkruan “BBC”.

Departamenti i Drejtësisë këtë grup e cilëson si neonazist, ekstremist dhe të dhunshëm, të motivuar nga aspekti racor.

Dyshohet se ky ushtar ishte duke planifikuar që këto informata t’u dërgoheshin xhihadistëve, të cilët më pas do ta kryenin sulmin.

Plani i tij u zbulua në fund të muajit të kaluar nga FBI-ja dhe ushtria amerikane. Ky ushtar u arrestua më 10 qershor.

Melzer ishte regjistruar në ushtrinë amerikane në dhjetor të vitit 2018 dhe e kishte filluar shërbimin aktiv në qershor të vitit të kaluar.

Ai është akuzuar për tentim të vrasjes së qytetarëve amerikanë, tentim të vrasjes së stafit ushtarak, tentim të shpërndarjes së materialeve te terroristët dhe planifikim të vrasjes dhe gjymtimit në një shtet të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat