Amerika Latine raporton mbi dy milionë të infektuar me COVID-19

Amerika

Amerika Latine raporton mbi dy milionë të infektuar me COVID-19

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:05
Foto Ilustrim

Derisa bota e shikon me shqetësim teksa shfaqen shpërthime të reja të coronavirusit të ri (COVID-19) në vendet që kanë vuajtur nga vala e parë e pandemisë, në Amerikën Latine, COVID-19 tashmë ka infektuar më shumë se dy milionë njerëz.

Uruguai arriti të kontrollojë pandeminë deri fundjavën e kaluar, kur institucionet regjistruan 37 raste të reja. Tre ditë më parë, vendi kishte vetëm 12 raste aktive të COVID-19.

“Do të flas me të gjithë vendin: ne po relaksohemi pak”, tha presidenti Luis Lacalle Pou në një konferencë shtypi.

“Kjo na detyron të bëjmë pauzë, të kthehemi sa më shumë që të kemi nevojë. E vërteta është se ne e bëjmë atë me keqardhje, por është detyra jonë”, shtoi ai, raporton Anadolu Agency.

Po ashtu janë edhe pesë raste të reja në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo, dhe në qytetin e quajtur Canelones. Gjithsej, Uruguai ka regjistruar 882 raste dhe 25 vdekje.

Brazili ka më shumë se një milion raste dhe ka regjistruar më shumë se 51.000 vdekje nga COVID-19.

Meksika gjithashtu regjistroi më shumë se 4.700 infeksione të reja brenda 24 orëve, duke arritur mbi 185.000 raste dhe më shumë se 22.000 vdekje.

Në Qytetin e Meksikës, ku tregjet, restorantet dhe bizneset tjera ishin planifikuar të rihapen të hënën, autoritetet vendosën të mbanin bllokimin edhe për një javë.

Kili të hënën e tejkaloi Spanjën me numrin e rasteve të coronavirusit.

Me një popullsi prej 18 milionë, numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuar nga virusi është rritur në 246.963, sipas raportit të së hënës.

Me një popullsi prej rreth 47 milionë banorë, Spanja ka arritur në 246.504 raste të COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Peruja regjistroi 2.511 raste të reja të coronavirusit, dita e saj më e ngadaltë e rritjes së COVID-19 brenda gjashtë javëve, tha qeveria, teksa hapeshin qendrat tregtare.

Peruja është vendi me numrin e dytë më të lartë të rasteve në Amerikën Latine pas Brazilit dhe i shtati në botë.

Numri i rasteve me coronavirus në vend është rritur në 257.447 dhe numri i vdekjeve është në 8.223.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat