Ish-shokët e policit që vrau Floyd: Në gjimnaz ishte i vështirë dhe i vetmuar

Amerika

Ish-shokët e policit që vrau Floyd: Në gjimnaz ishte i vështirë dhe i vetmuar

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:56
Foto

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minesota i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd, ka qenë një person shumë i vështirë dhe i vetmuar gjatë gjimnazit, sipas deklaratës së ish-shokëve të tij.

Chauvin u rrit në St. Paul Park, një periferi të Minesotas që në atë kohë ishte e banuar 96.6% nga njerëzit e bardhë. Ish-shokët e klasës janë shprehur se ai ishtë një djalë i qetë dhe i dobët dhe shpesh herë ngacmoheshe nga fëmijët e tjerë.

"Mbaj mend që vajzat ishin ato që do të kujdeseshin për të në shkollën fillore," tha një shok i klasës.

Një tjetër, Janille Stadt, tha që shpesh hante drekë me Chauvin në Parkun e Lartë, duke e përshkruar atë si të vështirë, por 'jo agresiv', duke shtuar se shumë nga fëmijët zgjodhën të mos flisnin me të.

Dosja e policisë së Chauvin tregon se ai ishte subjekt i 17 hetimeve në lidhje me sjelljet e gabuara, para vdekjes së Floyd.

Të gjitha, përveç një prej incidenteve u mbyllën pa u ndërmarrë ndonjë veprim disiplinor. Në 2007 Chauvin ka marë një letër qortimi dhe njoftim për pezullim, për shkak të sjelljes së tij të gabuar në detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat