Gjykatësi urdhëron presidentin e Brazilit të mbajë maskë në publik kundër koronavirusit - Bota Sot
Gjykatësi urdhëron presidentin e Brazilit të mbajë maskë në publik kundër koronavirusit

Amerika

Gjykatësi urdhëron presidentin e Brazilit të mbajë maskë në publik kundër koronavirusit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 21:55
Jair Bolsonaro

Një gjykatës federal në Brazil, ka urdhëruar sot presidentin Jair Bolsonaro të zbatojë rregullat vendore kundër pandemisë së koronavirusit duke mbajtur maskë fytyre sa herë që është në vende publike në kryeqytetin Brasilia.

Gjatë fundjavave të fundit Bolsonaro shpesherë është parë t’i bashkohet turmave të njerëzve që protestojnë kundër Kongresit dhe Gjykatës së Lartë të Brazilit.

Ai shpesh ka vizituar tregje dhe furra buke pa maska mbrojtëse madje duke mbledhur dhjetra njerëz rreth vetes.

Gjykatësi Renato Coelho Borelli tha sot në vendimin e tij se Bolsonaro “ka ekspozuar njerëz të tjerë ndaj përhapjes së sëmundjes me të cilën vendi po përballet”.

Rregullat federale në Brazil kërkojnë që të gjithë qytetarët të mbajnë maskë sa herë janë në publik dhe shkelja e rregullit penalizohet me gjobë 390 dollarë.

Bolsonaro nuk ka mbajtur shpesh maskë në evente publike ashtu si dhe liderë të vendeve të tjera si Donald Trump në SHBA, Andres Manuel Lopez Obrador në Meksikë, apo Alberto Fernandez në Argjentinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat