Dr. Fauci, nuk ka patur udhëzim për ngadalësim të testimeve për Covid-19 - Bota Sot
Dr. Fauci, nuk ka patur udhëzim për ngadalësim të testimeve për Covid-19

Amerika

Dr. Fauci, nuk ka patur udhëzim për ngadalësim të testimeve për Covid-19

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 06:11
Dr. Fauci

Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci tha të martën se ai dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Punës të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin nuk janë udhëzuar të ngadalësojnë testimet për Covid-19, siç ka thënë Presidenti Donald Trump se ai e ka bërë këtë.

"Si një anëtar i grupit të punës, dhe kolegët e mi të grupit të punës, sipas njohurive të mia, unë e di me siguri, se askujt prej nesh nuk u është thënë kurrë që të ngadalësohen testimet. Ky është thjeshtë një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime", tha Dr. Fauci para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë mbi reagimin e administratës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Komentet e Dr. Faucit erdhën vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se ai ishte serioz në lidhje me atë që tha në fjalimin e tij në një tubim fushate në Tulsa të Oklahomës, të shtunën, kur tha se ai i kishte kërkuar administratës së tij që të ngadalësonte testimet sepse më shumë testime do të zbulonin më shumë raste.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që atëherë janë përpjekur të tërhiqen nga komentet e tij, duke thënë se ato nuk ishin menduar të merreshin seriozisht.

Por kur u pyet nga gazetarët në Uashington të martën mbi atë nëse komentet në tubim ishin bërë me shaka, Presidenti Trump tha: "Unë nuk jam fëmijë. Më lejoni ta bëj këtë të qartë. "

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, kur u pyet nëse më shumë njerëz duhej të testoheshin në Shtetet e Bashkuara, u përgjigj duke thënë, "Të gjithë ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të rritur qasjen në kohë te testimet. Ne kemi bërë një përmirësim të dukshëm dhe kemi ende një rrugë të gjatë përpara."

Robert Redfield CDC

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën për nga numri i infeksioneve me koronavirus, me mbi 2.3 milionë raste nga më shumë se 9.1 milionë sosh në të gjithë globin, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Shtete e Bashkuara udhëheqin edhe për nga numri i vdekjeve të konfirmuara nga Covid-19, me më shumë se 120,670.

Seanca dëgjimore e kongresit u zhvillua në përgjigje të rritjes së rasteve të reja të konfirmuara të koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të shtruar në spitale për shkak të sëmundjes në disa pjesë të Shtetevet ë Bashkuara.

Edhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Dr Stephen Hahn dhe kreu i Shërbimit Shëndetësor Publik të Shteteve të Bashkuara, Admiral Brett Giroir, dëshmuan në seancën e së martës në Kongres.

Dr. Fauci është në mesin e ekspertëve shëndetësorë që thotë se njerëzit nuk duhet të përqendrohen në valën e dytë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sepse vendi ende nuk ka dalë nga vala e tij e parë.

Është një situatë serioze, u tha Dr. Fauci ligjvënësve. "Për momentin, dy javët e ardhshme do të jenë kritike në aftësinë tonë për të trajtuar rritjen e rasteve që ne po shohim në Florida, Teksas, Arizona dhe në shtetet e tjera."

Lindsey Pettita (ketiga dari kiri), manajer bar The Jackalope berbincang dengan petugas pengawas minuman alkohol Texas untuk memeriksa aturan jarak aman untuk meredam penyebaran virus corona (Covid-19), setelah bar buka kembali, di Austin, Texas, 22 Mei 2

Shumë shtete janë në proces të heqjes së kufizimeve për koronavirusin, pavarësisht rritjes së infeksionit në rreth gjysmën e 50 shteteve amerikane.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha të hënën se rikthimi i kufizimeve do të ishte zgjidhja e fundit, ndërsa tha se virusi po përhapet me një "normë të papranueshme" dhe nuk pranoi të vendosë një urdhër për ta bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në publik. Teksasi ka thyer rekordin ditor të numrit të infeksione të reja për gati dy javë ndërsa po rritet edhe numri i të infektuarve të shtruar në spitale.

Shteti fqinj i Luizianës ka shënuar mbi 3,000 vdekje nga Covid-19, dhe me rritjen e numrit të rasteve, Guvernatori John Bel Edwards tha se ai do të mbante në fuqi kufizimet aktuale që pritej të skadonin të premten.

Shkalla e shtrimit të të infektuarve në spitale është rritur edhe në Xhorxhia, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po rritet në dhjetëra shtete të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat