Së paku pesë të vdekur nga tërmeti në Meksikë - Bota Sot
Së paku pesë të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Amerika

Së paku pesë të vdekur nga tërmeti në Meksikë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:21
Foto Ilustrim

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga një tërmet i fuqishëm që i goditi gjashtë rajone meksikane.

Shumë meksikanë ishin duke punuar nga shtëpia pasi kryeqyteti Mexico City është në karantinë për shkak të koronavirusit. Megjithatë, sistemi i alarmit funksionoi mirë, duke u dhënë kohë banorëve që të dilnin nga shtëpitë dhe banesat.

Tërmeti kishte fuqi prej 7.4 shkallësh të Rihterit dhe epiqendra e tij ishte në rajonin jugperëndimor, Oaxaca, ku u regjistruan të gjitha viktimat, shkruan “BBC”.

Kjo dridhje ndodhi më pak se tri vjet pas një tërmeti të fuqishëm që shkaktoi qindra të vdekur e la mijëra njerëz pa strehë në Mexico City.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat