Obama ndihmon në mbledhjen e 11 milionë dollarëve për fushatën e Biden - Bota Sot
Obama ndihmon në mbledhjen e 11 milionë dollarëve për fushatën e Biden

Amerika

Obama ndihmon në mbledhjen e 11 milionë dollarëve për fushatën e Biden

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:19
Barack Obama dhe Joe Biden

Ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, të martën bëri paraqitjen e tij të parë të fushatës së bashku me Joe Biden që nga momenti kur ai njoftoi se do ta mbështeste atë në prill, duke ndihmuar në mbledhjen e më shumë se 11 milionë dollarëve për ish-numrin dy të tij.

Sipas mediave të huaja, ai ka nxitur mbështetësit për siç ka thënë “përmbushjen e urgjencës së këtij momenti”.

“Unë vlerësoj të gjithë ju që jeni pjesë e kësaj thirrje”, tha Obama në një mbledhje virtuale fondesh.

Siç thuhet më tej, grumbullimi i fondeve virtuale mblodhi 7.6 milionë dollarë nga 175,000 kontribues të bazës.

Ndërkohë, Obama dhe Biden, i nominuari presidencial nga demokratët, gjithashtu organizuan një pjesë private në internet për donatorë, e cila nuk ishte e hapur për reporterët ku mblodhën më shumë se 3,4 milionë dollarë.

Siç vlerësohet më tej, grumbullimi i fondeve të martën tregoi fuqinë tërheqëse të Obamës, i cili mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e bazës demokratike dhe i cili do të llogaritet si një figurë kryesore e fushatës këtë vjeshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat