Trump në Arizona: Muri im kufitar ndaloi edhe coronavirusin - Bota Sot
Trump në Arizona: Muri im kufitar ndaloi edhe coronavirusin

Amerika

Trump në Arizona: Muri im kufitar ndaloi edhe coronavirusin

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:14
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi kufirin SHBA-Meksikë të martën dhe u përpoq të “kreditonte” murin e tij të ri duke pretenduar se ai ka ndaluar si emigracionin pa dokumente, po ashtu edhe coronavirusin.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Trump ndaloi pak kohë për të inspektuar një pjesë të re të strukturës së betonit, ku presidenti dhe zyrtarët e tjerë morën një moment për të vendosur nënshkrimet e tyre në mur.

“Ndaloi COVID, ai ndaloi gjithçka”, citohet të ketë thënë Trump.

Dhe duke vizituar kufirin, vlerëson Al Jazeera, Trump kërkoi të ndryshojë temën në një çështje që ai beson se do të ndihmojë në “elektrizimin” e bazës së tij në nëntor.

“Kufiri ynë nuk ka qenë kurrë më i sigurt”, deklaroi Trump ndërsa ishte takuar me Guvernatorin Republikan të Arizonës, Doug Ducey dhe zyrtarët federal të Patrullës Kufitare.

“Kufiri ynë nuk ka qenë kurrë më i sigurt”, deklaroi Trump ndërsa ishte takuar me Guvernatorin Republikan të Arizonës, Doug Ducey dhe zyrtarët federal të Patrullës Kufitare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat