Mbi 100 mijë vdekje nga COVID-19 në Amerikën Latine

Amerika

Mbi 100 mijë vdekje nga COVID-19 në Amerikën Latine

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:24
Ilustrim

Amerika Latine ka tejkaluar shifrën prej 100 mijë vdekjeve nga COVID-19.

Numri i vdekjeve të Amerikës Latine nga pandemia e koronavirusit tejkaloi 100,000 të martën, sipas një raporti të Reuters, ndërsa numri i infeksioneve, në 2.2 milionë, është dyfishuar në më pak se një muaj.

Rajoni ka parë një rritje në raste dhe vdekje, madje ndërsa rreziku i infeksionit zvogëlohet në Evropë dhe pjesë të Azisë.

Kombi më i madh dhe më i populluar i Amerikës Latine, Brazili, këtë javë u bë vendi i dytë që arriti 50,000 vdekje, pas SH.B.A-së, Meksika regjistroi të martën një rekord një ditor për infeksione të konfirmuara.

Shumë zyrtarë pranojnë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat