New York rikthehen masën e karantiminit 14 ditor për nëntë shtete brenda SHBA-së

Amerika

New York rikthehen masën e karantiminit 14 ditor për nëntë shtete brenda SHBA-së

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:02
Anthony Fauci

New York, New Jersey dhe Connecticut u kanë kërkuar qytetarëve që udhëtojnë nga shtetet ku numri i rasteve me koronavirus është në rritje që të shkojnë në vetizolim 14 ditor.

Phil Murphy nga New Jersey ka thënë se qytetarët nga këto tri shtete “janë kthyer nga ferri” dhe nuk duan që tash të kenë “një raund të ri” të infeksioneve me Covid-19, shkruan BBC.

Disa vende jugore dhe perëndimor kanë raportuar numër rekord të rasteve të të prekurve nga virusi.

Universiteti i Uashingtonit parashikon 180 mijë vdekje deri në tetor, apo 146 mijë nëse 95 përqind e qytetarëve vendosin maska.

SHBA deri tash ka regjistruar 2.3 milionë raste me mbi 121 mijë të vdekur.

Sa për masën e vetkarantimit dyjavor, vlen për shtetet Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, North Carolina, Saouth Carolina, Texas dhe Utah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat