Fauci: Bartja e maskave nuk është politike

Amerika

Fauci: Bartja e maskave nuk është politike

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 12:06
Anthony Fauci

Bartja e maskave në publik për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk duhet të jetë çështje politike, tha kryeinfektologu amerikan, Anthony Fauci.

“Nuk ka një formulë sekrete për virusin. Nuk duhet të jetë çështje politike. Është çështje thjesht shëndetësore. Harrojeni politikën – shikoni të dhënat”, tha Fauci në një intervistë, raporton CNN.

Ai tha se analiza e përdorimit të maskave mbrojtëse tregon qartë se ato kanë një efekt dhe zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të virusit. “Nuk është e përsosur, por është e dobishme për t’u mbrojtur nga infeksioni”, tha Fauci.

Nga rruga, më shumë se dy milion banorë janë infektuar në Shtetet e Bashkuara deri më tani dhe 121.870 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, sipas Institutit John Hopkins.

Ndërsa epidemia është duke u lehtësuar në shumë vende të botës, në Shtetet e Bashkuara 12 nga 50 shtetet federale kanë regjistruar rritje rekord pasi që ngritën masat kufizuese për shkak të rimëkëmbjes ekonomike. Rastet ditore janë përsëri në rritje në 23 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat