NASA emëron zyrat qendrore sipas inxhineres afro-amerikane Mary Jackson

Amerika

NASA emëron zyrat qendrore sipas inxhineres afro-amerikane Mary Jackson

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Vdekja e George Floyd, përveç nxitjes së protestave në gjithë botën, ka ngjallur edhe një valë të ri-vlerësimit të figurave të famshme afro-amerikane, të cilat nuk janë vlerësuar aq sa duhet për shkak të kontekstit të mëhershëm.

NASA do t’i emërojë zyrat e veta qendrore në Uashington DC, në emër të inxhinieres së parë grua me ngjyrë, Mary Jackson.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka thënë se Jackson ka ndihmuar që të rrëzojë barrierat për afro-amerikanët dhe grat në inxhinieri dhe teknologji.

Historia e Mary Jackson është treguar në vitin 2016 përmes filmit “Hidden Figures” “Figurat e Fshehura”.

E lindur në Born të Hampton, Virgjinia, ajo ka vdekur në vitin 2005.

Vitin e kaluar, NASA e ka ri-emëruar rrugën kryesore jashtë zyrave si “Rruga Hidden Figures”.

“Jo më të fshehura, ne do të vazhdojmë të njohim kontributin e grave, afro-amerikanëve dhe njerëzve të të gjitha prejardhjeve që e kanë shndërruar NASA-n në një storie suksesi të mundësive eksploruese”, ka thënë Bridenstine në një deklaratë.

Ky veprim i NASA-s vjen në një kohë të turbulencës së madhe në SHBA, rreth padrejtësive historike që i kanë vuajtur Afro-amerikanët.

Vdekja e George Floyd deri sa po mbahej për toke nga një polic, ka nxitur protesta në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat