​“Ich bin ein Berliner”, 57 vite nga fjalimi i famshëm i Kennedyt - Bota Sot
​“Ich bin ein Berliner”, 57 vite nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Amerika

​“Ich bin ein Berliner”, 57 vite nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:28
John F. Kennedy

Para 57 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner” (Jam qytetar i Berlinit) duke shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë.

Fjalimi i 26 qershorit të vitit 1963 ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist.

Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga Sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim.

Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht.

“Ka disa që thonë se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë të shohin Berlinin!. Sot në botën e lirë, thënia më krenare është ‘Jam qytetar i Berlinit (Ich bin ein Berliner)’”, tha ndër të tjera Kennedy.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat